Katër persona kanë vdekur e dhjetëra janë lënduar në një sulm me armë në Birmingham të Alabamas në SHBA, raporton “BBC”.
Policia e Birminghamit ka bërë se disa persona kanë shtënë me armë në drejtim të një grupi të njerëzve.
“Sulmues të shumtë kanë shtënë me armë te një grup i njerëzve”, ka thënë zyrtari policor, Truman Fitzgerald.
Policia ka gjetur trupat e dy burrave dhe një gruaje në vendin e ngjarjes, ndërsa një person tjetër ka vdekur si pasojë e plagëve në spital.
Ende nuk është arrestuar ndonjë i dyshuar.