Katër persona, duke përfshirë një oficer policie, janë plagosur në një sulm me thikë në Sidnei herët të dielën, ka bërë të ditur policia.
Një person që ka ikur nga vendi i ngjarjes është arrestuar, ka thënë policia në një deklaratë, raporton Reuters.
"Nuk ka më kërcënim për njerëzit në Sideni", ka deklaruar ministrja e Policisë së Shtetit të Uellsit të Ri Jugor, Yasmin Catley.
Sipas policisë, askush nuk është vrarë në sulmin, i cili erdhi pas një incidenti kur dy vetura u përplasën në anën jugore të Engadine.
Sideni, një qytet me 5 milionë banorë, është përballur me një sërë sulmesh me thika këtë vit, duke bërë që qeveria e Uellsit të Ri Jugor të ashpërsojë ligjet e saj për thikat.
Parlamenti i shtetit miratoi ligje në qershor duke i dhënë policisë skanerë elektronikë për zbulimin e metaleve për të kontrolluar njerëzit pa një urdhër në qendrat tregtare, vendet sportive dhe stacionet e transportit publik.
Në prill, gjashtë persona u vranë dhe 12 u plagosën në një sulm me thikë në një qendër tregtare në zonën Bondi të Sidneit.