Katër gazetarë janë dënuar për ekstremizëm nga një gjykatë ruse pasi kishin punuar për një grupi kundër korrupsionit të financuar nga ish-lideri opozitar, Alexei Navalny. Ata janë dënuar me nga 5 vjet e gjysmë secili.
Antonina Favorskaya, Kostantin Gabov, Sergey Karelin dhe Artyom Kriger janë shpallur fajtorë për përfshirje me një grup të cilësuar si ekstremist. Të katërt janë deklaruar të pafajshëm, raportoi AP.
Gjykimi ndaj tyre është vlerësuar si shtypje e vazhdueshme ndaj kundërshtarëve të Kremlinit, që është ngritur që pasi Moska nisi luftën në Ukrainë më 2022.
Autoritetet kanë shënjestruar figura opozitare, gazetarë të pavarur, aktivistë dhe kritikë të Kremlinit, duke burgosur qindra dhe duke detyruar mijëra të arratisen nga vendi.