Botë

Kaplohet nga zjarri një kompleks apartamentesh në Miami

Zjarri në Miami

Një kompleks apartamentesh është përfshirë nga zjarri të hënën në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Policia ka nisur edhe për të shtëna, e një person dyshohet se është plagosur nga arma e zjarrit, raportoi “CBSNEWS”.

Kryebashkiaku i Maiamit, Francis Suarez, ka njoftuar se i plagosur është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Në të njëjtën kohë, zjarrfikësit i janë përgjigjur zjarrit dhe panë që zjarri po përshkallëzohej me intensitet të lartë.

Ende nuk dihet nëse zjarri që mbërriti deri në katin e katërt në ndërtesë lidhet me sulmin me armë.

Banorët thanë se dëgjuan shpërthime, derisa po iknin kah dalje emergjente.

Ekipet e shpëtimit arritën t'i evakuonin nga kompleksi, e zjarrfikësit u shqetësuan për mundësinë e shpërndarjes së zjarrit edhe në ndërtesa të tjera për shkak të afërsisë.