Autoritetet izraelite kanë arrestuar një grup personash nën dyshimin se kanë spiunuar për shtetin e Iranit. Ata thuhet se jepnin informacione mbi baza ushtarake dhe kryenin vëzhgime të individëve, ka raportuar të hënën TheGuardian.
Hetimet pretendojnë se rrjeti ka qenë aktiv për dy vjet, e personat e përfshirë kanë fotografuar dhe mbledhur informacione për bazat dhe objektet izraelite, duke përfshirë shtabin e mbrojtjes në Tel Aviv dhe bazat ajrore Nevatim dhe Ramat David.
Baza Nevatim u vu në shënjestër nga dy sulmet raketore të Iranit sivjet, e Ramat David është shënjestruar nga Hezbollahu.
Ky është një nga rastet më kritike të sigurisë të hetuara në vitet e fundit, thanë autoritetet hetuese izraelite.
Nën dyshimet për spiunazh, Izraeli i ka kryer 600 misione gjatë dy viteve.