Është arrestuar një udhëtare në aeroportin ndërkombëtar "John F. Kennedy" të New Yorkut pasi në rrotat e karriges së saj me rrota është gjetur kokainë me vlerë prej 450 mijë dollarësh.
Udhëtarja mbërriti në qytetin e New Yorkut nga Republika Domenikane më 10 nëntor, sipas një njoftimi për shtyp nga Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së, raportoi CNN-i të shtunën. Oficerët vunë re se rrotat e karrocës së saj me rrota nuk po rrotulloheshin dhe për këtë arsye i bënë rreze X.
Ata zbuluan një pluhur të bardhë, i cili më vonë rezultoi pozitiv për kokainë në të katër rrotat, thuhet në njoftimin për shtyp.
Pluhuri kishte peshë prej mbi 12 kilogramësh, me një vlerë të vlerësuar prej rreth 450,000 dollarësh.
Sipas njoftimit, udhëtarja u arrestua për importimin e një substance të kontrolluar dhe u dorëzua në Hetimet e Sigurisë Kombëtare. Ajo tani po përballet me akuza federale për kontrabandë të narkotikëve.
"CBP qëndron e palëkundur dhe e vendosur në punën me partnerët tanë për të identifikuar rrjetet kriminale transnacionale përgjegjëse për importimin e këtyre drogave vdekjeprurëse në lagjet tona”, ka thënë Francis J. Russo, drejtor i operacioneve në terren të doganave dhe mbrojtjes së kufirit në New York, në njoftimin për shtyp.
Një total prej 24,538 vdekjesh nga mbidoza iu atribuuan kokainës në vitin 2021, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).