Botë

Kaos në aeroportin e Izraelit pasi udhëtari shkon me predhën e pashpërthyer në çantë

Kaos në aeroportin e Izraelit pasi udhëtari shkon me predhën e pashpërthyer në çantë

Një familje amerikane shkaktoi frikë për bombë në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Izraelit pasi paraqiti një predhë artilerie të pashpërthyer në kontrollin e sigurisë, shkroi BBC të premten.

Sipas autoriteteve, ata e kishin marrë atë gjatë një vizite në rajonin e Golanit të pushtuar nga Izraeli, vendi i luftërave midis Izraelit dhe Sirisë.

Pamjet në rrjetet sociale treguan njerëz duke ikur nga vendi i ngjarjes në panik.

Familja u lejua të hipte në fluturimin e tyre pasi u mor në pyetje nga sigurimi, i cili tha se gjithçka ishte e qartë dhe e sigurt.

Izraeli pushtoi pjesën më të madhe të zonës së Golanit nga Siria gjatë luftës më 1967 dhe mbetjet e konfliktit mund të gjenden ende në zonë.

Faqja e lajmeve izraelite YNet tha se një anëtar i familjes pyeti një zyrtar të sigurisë nëse mund ta fuste predhën në një valixhe.

Zyrtari urdhëroi menjëherë që të sigurohej perimetri, por një pasagjer tjetër që e dëgjoi gabimisht filloi të bërtiste "terroristët po qëllojnë", duke shkaktuar panik masiv.

Në mes të kaosit, një 32-vjeçar u lëndua teksa po përpiqej të ikte.