Kandidati i pavarur për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert F Kennedy Jr është tërhequr nga gara dhe i ka ofruar mbështetje kandidatit republikan Donald Trump.
Pasardhësi i familjes së famshme Kennedy konsiderohej kërcënim se do të merrte vota të Republikanëve dhe Demokratëve.
Ai ka vendosur të tërhiqet në garë në disa shtete, por do të mbetet në disa të tjera. Ka thënë se mund të votohet në shtetet ku nuk do të ndikojë në garë.
Kennedy i ri pritet që të takohet me Trumpin në shtetin e Arizonnas.
Kohët e fundit, të dy kandidatët kanë shtuar lëvdatat për njëri-tjetrin.
Kennedy është nipi i John F Kennedyt, që ishte vrarë më 1963, kur ishte në postin e presidentit të SHBA-së.