Botë

Kanadaja pritet të shpallë tarifa prej rreth 30 miliardë dollarësh ndaj SHBA-së

Eksportet

Foto: Associated Press

Kanadaja pritet të shpallë tarifa hakmarrëse në vlerë prej 29.8 miliardë dollarësh ndaj Shteteve të Bashkuara të mërkurën, në përgjigje të tarifave të presidentit amerikan Donald Trump për çelikun dhe aluminin, ka thënë një zyrtar kanadez, i cili ka folur në kushtet anonimiteti, raporton Reuters.

Tarifat e rritura të Trumpit për importet e çelikut dhe aluminit kanë hyrë në fuqi të mërkurën pasi përjashtimet e mëparshme, kuotat pa doganë dhe përjashtimet e produkteve kanë skaduar.

Kanadaja është furnizuesi më i madh i huaj i çelikut dhe aluminit në Shtetet e Bashkuara.

Përshkallëzimi i luftës tregtare SHBA-Kanada ndodhi ndërsa kryeministri Justin Trudeau, po përgatitet t'ia dorëzojë pushtetin këtë javë pasuesit të tij Mark Carney, i cili fitoi garën e lidershipit të Liberalëve në pushtet të dielën.

Të hënën, Carney ka thënë se nuk mund të fliste me Trumpin derisa të betohet si kryeministër. 
Trumpi ndërkaq ka përsëritur në mediat sociale se dëshiron që Kanadaja të bëhet shteti i 51-t i SHBA-së. 

LEXO EDHE:

Kanadaja shpall tarifa për 20 miliardë dollarë mallra nga SHBA-ja

3 j. më parë / 12 mar 2025 15:15
Donald Trump

Photo: Associated Press

Kanadaja ka shpallur tarifat hakmarrëse për mallrat amerikane me vlerë prej më shumë se 20 miliardë dollarësh.

Vendimi ka ardhur një ditë pasi kanë hyrë në fuqi tarifat prej 25% të Donald Trumpit për çelikun dhe aluminin për të gjitha vendet, raporton BBC.

Edhe Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të vendosë kundërmasa për 26 miliardë euro mallra amerikane në një përgjigje "të fortë por proporcionale".

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë se tarifat nuk janë për të "ndëshkuar" vendet e tjera, por çeliku dhe alumini janë "shqetësime të sigurisë kombëtare" për SHBA-në.

Kina thotë se do të marrë "të gjitha masat e nevojshme" për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj, ndërsa komisioneri i lartë i Kanadasë në Mbretërinë e Bashkuar ka kritikuar "botën tregtare të paligjshme të Donald Trump".