Botë

Kanadaja mund të vendosë tarifa në importet nga SHBA-ja

Donald Trump dhe Justin Trudeau

Foto: Associated Press

Kanadaja mund të vendosë kundërmasë në importet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kapin vlerën rreth 105 miliardë dollarë, nëse presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump vendos tarifa në produktet dhe shërbimet kanadeze, tha të mërkurën një burim i njohur me çështjen, raporton agjencia e lajmeve Reuters. 

Kanadaja ka formuluar një listë të importeve që mund t’u vendosen tarifa, por para veprimit do të mbajë konsultime publike dhe se kjo do të varet nga veprimet e Trumpit. 

Më herët kryeministri në largim i Kanadasë, Justin Trudeau, u takua me përfaqësuesit e 10 provincave për të diskutuar reagimin në rast të tarifave të vendosura nga SHBA-ja si dhe për listën e produkteve që Kanadaja mund t’i tarifojë, ka deklaruar burimi në kushte anonimiteti. 

Trump ka deklaruar se dëshiron të vendosë 25% tarifë në produktet kanadeze si reagim ndaj siç ka thënë mungesës së sigurisë kufitare. Ai ka pretenduar se Kanadaja s’po bën mjaftueshëm për ta kontrolluar rrjedhën e imigrantëve dhe për të ndaluar trafikim e drogës.  Kjo lëvizje që do të përbënte thyerje të marrëveshjes e tregtisë së lirë. 

Kanadaja importon 75% të shërbimeve dhe produkteve nga SHBA-ja. 

Burimi ka deklaruar se kundërmasat e propozuara do të ndahen në tri grupe. Nëse Trump e ka seriozisht kërcënimin, atëherë Kanadaja do t’i përgjigjej menjëherë me tarifa në një grup të vogël produktesh, duke përfshirë edhe lëngun e portokallit nga Florida, ku Trump jeton.“Asgjë nuk do të jetë jashtë tavolinës nëse SHBA-ja vendos të vazhdojë me këto tarifa ndëshkuese, unë e përkrahu parimin për përgjigje proporcionale dollarë për dollarë”, ka deklaruar Trudeau pas takimit me përfaqësuesit. 
Të mërkurën, ministri federal i Imigrimit Marc Miller ka thënë se rrjedhja e imigrantëve dhe narkotikëve nga Kandaja është shumë e vogël në krahasim me ata që hynë nga Meksika.    
Edhe pse Trudeau dhe përfaqësuesit deklaruan se të dy nivelet e qeverisë ishin të bashkuar, provinca Alberta që prodhon energji nuk e ka nënshkruar deklaratën e përbashkët në fund të takimit. 
Përfaqësuesja e Albertës, Danielle Smith, ka deklaruar se ajo kundërshton idenë e uljes së eksportit të naftës, një opsion që do ta rriste çmimin e naftës në SHBA. 

Deklarata finale tha se nëse Ottawa vendosë kundërmasa, do të mbledhë para shpejt për punëtorët dhe bizneset kanadeze për ta lehtësuar dëmin nga tarifat e Trumpit.   
Trudeau ka njoftuar për dorëheqjen nga partia më herët këtë muaj.