Si e përshpejtoi qeveria gjermane marshimin ekonomik të shekullit XX drejt neoliberalizmit
Berlin, 28 mars (Foreign Policy) – Pse gjermanët bëjnë atë që bëjnë? Që nga kriza financiare globale, qeveria e kancelares Angela Merkel në Bashkimin Evropian është dukur se po shndërrohej ngadalë nga ‘polici i keq’ te ‘grumbulluesi i detyruar’.
Berlini detyroi qeveritë greke t’i pranojnë masat shtrënguese të kursimit, bllokoi emetimin e eurobonove dhe së fundmi bllokoi nevojën për të shpenzuar shumë në nivelin evropian si kundërpërgjigje ndaj koronavirusit, derisa ishte pothuajse tepër vonë.
Me norma interesi gati zero dhe infrastrukturë të shkatërruar në shtëpi, Gjermania ende refuzon të shpenzojë edhe kur administrata e re e Bidenit kalon një projektligj stimulues të “shkallës planetare”.
A është kjo “seppuku” neoliberale? Apo një kundërshtim ndaj shtetit ekspansionist aq të plotë saqë preferon më shumë të zhduket sesa të krijojë deficit?
“CDU-ja u akuzua për ‘sado-monetarizëm’ në fund të vitit 2019, kur në Twitter publikoi një shaka të ‘zeros së zezë’ – simboli gjerman për buxhet të ekuilibruar – në një kapelë prej lëkure me emotikonin që shkel syrin: “E pranojmë, i kemi fetishizuar pak”, vlerëson revista politike “Foreign Policy”.
A ka shpjegime më të mira? Në një libër të ri nga Stanford University Press, “Unwitting Architect: German Primacy and the Origins of Neoliberalism”, Julian Germann sugjeron se ka. Duke ndjekur ngritjen e ekonomisë gjermane nga ndarja e saj në Luftën e Ftohtë deri te ribashkimi në vitet 1990, ai bën që të mos kemi nevojë as për teori të tronditura të karakterit kombëtar, as për teori të pjekura të "ordoliberalizmit", as makthe me karroca plot me para për t’i llogaritur veprimet e shtetit.
“Mund t'i shpjegojmë të gjitha me një fakt shumë më të thjeshtë: Gjermania është vend eksportues dhe do të dëshironte të qëndronte ashtu me sa më pak përçarje të brendshme”, shkruan revista amerikane.
Që nga ngritja e saj në eksportuesen kryesore të botës në industrinë e mallrave industriale në fund të shekullit XIX, Gjermania qëndron përpara, duke u përqendruar te prodhimi për tregje përtej kufijve të saj, si dhe duke arritur në versionin e parë të një tranzicioni që shumëkush do të përpiqej ta imitonte më vonë.
Efektet e nazizmit
Revista “Foreign Policy” shkruan se pas katastrofës naziste dhe vizionit të saj shumë të ndryshëm të autarkisë kontinentale, Republika Federale filloi një “kthim në tregun botëror”, për të cituar titullin ikonik të librit të ministrit të Ekonomisë dhe më vonë kancelarit Ludwig Erhard më 1953. Me ndihmën e tregtisë së liberalizuar me kombet që kishin luftuar shumë deri në vdekje dhe me rritjen e kërkesës nga lufta e re amerikane në gadishullin koran, Gjermania Perëndimore iu kthye qëndrimit të saj të mëparshëm.
“Dhe ashtu ka qëndruar. Megjithëse Shtetet e Bashkuara ishin fenomen i globalizimit të pasluftës, vendi gjithashtu përfitonte nga një treg i gjerë i brendshëm. Madje, në vitet 1980 dhe përsëri më 2000, ajo e tejkaloi gjigantin amerikan në vlerën e mallrave të saj të eksportuara”, vlerëson FP-ja.
Është në mbrojtje të statusit të saj si ‘Exportweltmeister’, argumenton Germann, ku mund të gjejmë shpjegime për veprimet gjermane. Vendi asnjëherë nuk ka kërkuar të krijojë “kopje të Gjermanisë sipas një plani të vetëm ideologjik”, siç është pretenduar ndonjëherë. Përkundrazi, qëllimi i saj ka qenë një ngulitje e ndryshimit në formulën e "ekonomisë sociale të tregut për mua, por jo për ty". “Fetishi me zero të zezë”, me fjalë të tjera, nuk është shprehja e shtrembëruar e luteranizmit, por përpjekje shumë e arsyeshme për ta ruajtur rritjen e orientuar drejt eksportit, duke ruajtur kompromisin klasor në shtëpi.
Germann analizon një seri pikash kthese, shumicën prej tyre të viteve ‘70. E para është ajo që njihet si "fundi i Bretton Woods-it", kur Shtetet e Bashkuara ndaluan shndërrimin e dollarëve në ar më 1971, duke nisur epokën e parave dhe kurseve luhatëse të këmbimit. Germann ndjek punën e studiuesve të tjerë për të treguar se vendimi i mëparshëm gjerman për të vazhduar me markën dhe mosgatishmëria e tyre për të rritur dollarin duhet të konsideroheshin si kushte të domosdoshëm për veprimet e SHBA-së. Me fjalë të tjera, mbyllja e dritares së arit, që shpesh shihet si shprehje e hegjemonisë amerikane dhe fuqisë së njëanshme, ishte më tepër një shenjë e dobësisë së saj dhe varësisë nga bashkëpunimi me partnerët e saj – Francën dhe Gjermaninë.
Germann e sheh Republikën Federale si prishëse në përpjekjet e mëtejshme për t'iu përgjigjur krizave të dekadës që pasoi. Vitet ‘70 ishin periudhë inflacioni, por gjithashtu përpjekje për të praktikuar një kejnesianizëm ekspansionist përtej shkallës së vendit.
Për Germann, vitet ‘70 ishin një rrugë e thatë për atë që e quan "karakteri me fytyrë Janusi i menaxhimit të krizës gjermane", pasi kampioni i eksportit vuri masa që kontrolluan inflacionin dhe siguruan stabilitetin e çmimeve në Evropë dhe më gjerë, duke ruajtur një shtet social bujar në shtëpi dhe "përmbajtje të pagave në këmbim të sigurisë së punës".
“Pas Luftës së Ftohtë, Republika Federale u përpoq të vazhdonte aktin e vet balancues, përderisa u zgjerua integrimi evropian për të përfshirë një monedhë të përbashkët dhe përfundimisht thithjen e ish-shteteve komuniste në Lindje. Zona e thellë e Evropës Lindore, me kosto të ulët të prodhimit për eksportet gjermane me vlerë të lartë, u bë pjesë kryesore e modelit kombëtar në vitet 2000”, shkruan “Foreign Policy”.
Në vazhdën e reformave të mirëqenies Hartz IV, të drejtuara nga social-demokrati Gerhard Schröder, siç ka treguar sociologu Oliver Nachtwey, të varfrit që punojnë gati janë dyfishuar dhe vendi është karakterizuar gjithnjë e më shumë nga një treg i dyzuar i punës.
Deflacioni dhe kërkesa në rënie brenda BE-së për shkak të kundërshtimit të ashpër të Gjermanisë ndaj politikës ekspansioniste ka paraqitur gjithnjë e më pak problem, pasi ky shtet sillet më në lindje. Republika Federale ishte një arritje e hershme në Kinën e liberalizuar, duke u bërë partneri i saj i dytë më i madh tregtar pas Japonisë në vitin 1970. Kur Germann përfundoi librin e tij, Kina ishte tregu i tretë më i madh i eksportit të Gjermanisë, pas SHBA-së dhe Francës. Kur doli në raftet e librarive tashmë kishte zënë vendin e dytë.
Mst: Marrëveshja e re
Një marrëveshje e re gjithëpërfshirëse për investime, e nënshkruar nga BE-ja dhe Kina, pa Shtetet e Bashkuara, pak para inaugurimit të presidentit Joe Biden, tregon se tregtia do të vazhdojë të rrjedhë në këtë drejtim. Distrikti 798 i modës nga Pekini, i ndërtuar në fabrikat e braktisura të ndërtuara nga inxhinierët e Gjermanisë Lindore më 1957, tani pret të kryhet pjesa e ndërtimit dhe zhvillimit nga Audi e grupit Volkswagen.
Formula e Germnnit "me fytyrë Janusi" ofron një zgjidhje tërheqëse për enigmën e ekonomisë politike gjermane, ku kritikët fajësojnë gjithçka në ordoliberalizëm, kurse vetë ordoliberalët këmbëngulin në margjinalitetin e tyre. E shpjegon edhe se pse rezistenca ndaj devijimit nga status quo-ja ‘Zero e Zezë’ mund të duket aq dypartiake. Rikujtojmë se veprimet e viteve ‘70 kryesoheshin nga socialdemokratët, e jo nga demokratët e krishterë.
Por, ndryshimi mund të jetë duke ardhur me retorikën e riformuar nga reagimi ndaj pandemisë dhe përpjekjen për t’i joshur votuesit përpara zgjedhjeve parlamentare të shtatorit. Ministri i Financave, Olaf Scholz, kohët e fundit bllokoi riemërimin e një prej anëtarëve të paktë që mbanin karta të Shkollës Ordoliberale të Freiburgut, Lars Feld, për një mandat të tretë si kryetar i ekuivalentit gjerman të Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë. Një nga ata që mbetet ka bërë thirrje për një reformë të "frenave të borxhit", i cili ka ngulitur ‘zeron e zezë’ në Kushtetutën gjermane që nga viti 2009. Partia e Gjelbër, që aktualisht është në vendin e dytë, ka një platformë zgjedhore që kërkon zëvendësimin e frenimit të borxhit me "frenim karboni".
Nën presionin e votuesve të pakënaqur, kërcënimet e errëta ekologjike dhe kërkesat për ri-territorizimin e zinxhirëve të furnizimit mund të zbulojmë se gjermanët kanë në dispozicion diçka më shumë sesa vetëm ‘idée fixe’ të përshkruar në këtë libër. Mbetet të shihet nëse më pas do të jenë në gjendje ta rishpikin modelin ekonomik që u ka shërbyer aq mirë gjatë pjesës më të madhe të shekullit të kaluar.