Botë

Jeta e ukrainasve në vijën e frontit

Blloqet e apartamenteve, të epokës sovjetike në Saltivka, dikur strehonin një gjysmë milioni njerëz, një nga lagjet më të mëdha në Evropë. Tani ndoshta vetëm dhjetëra kanë mbetur. Disa nga ndërtesat janë nxirë, ndërsa të tjerat janë rrënuar pllakë më pllakë

Viktor Lazar ndan ballkonin e tij në anën e luftës me një palë syze opere dhe një gjarpër të vogël ngjyrë portokalli, i cili është shoqëruesi i tij i vetëm në një apartament që duket se qëndron në skaj të botës.

Syzet e operës, më shumë për shaka, nuk nevojiten shumë, sepse vija e parë e frontit është e dukshme pa to. Zhurmat e granatimeve ruse dhe ukrainase janë të dëgjueshme edhe tani, megjithëse Lazari pretendon se nuk i vëren. Poshtë ballkonit të tij është një krater, një nga shumë të tjerë. Në rrugën aty pranë kalon një raketahedhës “Grad”.

Lazari vlerëson se rusët janë vetëm 10 kilometra (6 milje) larg.

Ndërsa lufta po kalon në muajin e saj të pestë, përgjatë vijave të çara vdekjeprurëse në lindje dhe jug të Ukrainës, Lazari dhe fqinjët e tij të paktë në lagjen e madhe dhe të shkatërruar të Kharkivit, Saltivka, përfaqësojnë një jetë pa zgjidhje, në të cilën shumë janë bllokuar. Komuniteteve të reja u thuhet të ikin. Jo të gjithë e bëjnë këtë.

Derisa qytetet dhe fshatrat përreth kryeqytetit të Kievit kanë filluar të rindërtohen, pasi rusët u tërhoqën muaj më parë dhe fuqitë botërore diskutojnë rimëkëmbjen afatgjatë, të tjerët në Ukrainën lindore ende nuk mund të flenë mirë.

Lagjja e madhe

Blloqet e apartamenteve, të epokës sovjetike në Saltivka, dikur strehonin një gjysmë milioni njerëz, një nga lagjet më të mëdha në Evropë. Tani ndoshta vetëm dhjetëra kanë mbetur. Disa nga ndërtesat janë nxirë, ndërsa të tjerat janë rrënuar pllakë më pllakë.

"Kjo është shtëpia ime", thotë 37-vjeçari Lazar, i cili është pa këmishë në vapën e madhe të verës, duke zbuluar një tatuazh me automatik në krahun e djathtë. Ai deklaron se është gati të luftojë rusët, por armët e tij të vetme janë thikat e kuzhinës.

Një kitarë e thyer varet në murin e banesës së tij. Lazari, një muzikant, ëndërron të mbajë një koncert mospërfillës në rrugët me jehonë të Saltivkës, të bredhura nga macet. Në ditë më të mira ai luajti muzikë për turmat në sheshet e Kharkivit, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, i cili po tregon shenja të rimëkëmbjes nga lufta, edhe pse është vetëm një distancë e shkurtër nga kufiri me Rusinë.

Për krahasim, Saltivka është pothuajse e vdekur. Dyqanet janë të mbyllura dhe blloqet e apartamenteve kanë dritaret e thyera. Në njërën prej tyre, një copë betoni me madhësi tavoline rrotullohet ngadalë mbi një copë armature, duke pritur të bjerë.

Bari i gjatë kapërcen këndet e braktisura të lojërave, të shpërndara me qershia të rëna dhe të pjekura. Hendeqet e ushtarëve janë të zhveshura. Në disa apartamente, tani të hapura, rrobat mbeten ende të varura.

Herë pas here një makinë përplaset përgjatë mbeturinave. Mund të sjellë transportues mobiliesh, që përpiqen të rikuperojnë disa mobilie ose vullnetarë që sjellin ndihmë.

Image

Lazari dhe fqinjët e tij të paktë në lagjen e madhe dhe të shkatërruar të Kharkivit, Saltivka, përfaqësojnë një jetë pa zgjidhje, në të cilën shumë janë bllokuar


Jashtë ndërtesës së Lazarit njerëzit kanë vendosur një kuzhinë modeste me një zile të montuar, për të rënë kur të mbërrijë ushqimi i ditës. Pranë çajnikut në një sobë druri, kutitë e municioneve tani mbajnë bukën që ngadalë po bëhet bajat.

Një pjesë e energjisë elektrike është kthyer, por uji i pijshëm jo. Lazari zbret në një bodrum ku uji ende gurgullon, për t'u larë. Dy gra të moshës së mesme dalin nga errësira, duken të freskëta dhe largohen.

Por jeta është më pak se një aventurë për ata që nuk kanë mundësi. Pavel Govoryhov, 84 vjeç, ulet në hyrje të një ndërtese që tani është po aq e brishtë sa ai vetë. Ai ka në dorë dy bastunë. Për katër muaj ai jetoi në bodrum para se të kthehej në banesën e tij. Ai tensionohet nga zhurmat e papritura. Thjesht, duke folur për betejat e tij e bën atë të qajë.

“Fëmijët e mi nuk më ndihmojnë”, thotë ai. "Pse më duhet një jetë e tillë?".

Me kalimin e kohës ai e di se dimri do të kthehet pa mëshirë në blloqet e apartamenteve të pangrohura.

Rusët mund të bëjnë të njëjtën gjë. Më shumë se 600 civilë janë vrarë në rajonin e Kharkivit, në veri të Donetskut që nga pushtimi, disa prej tyre në Saltiva. Autoritetet ukrainase kanë pretenduar se rusët kanë përdorur bomba të ndaluara thërrmuese.

Kharkivi i shkatërruar

Komunitetet rreth skajeve të Kharkivit janë ende në duar të pasigurta, raportohet se janë pjesë e strategjisë së Moskës për t'i mbajtur trupat ukrainase aq të shpërqendruara sa ata nuk mund të dërgohen në vende si Donetsku, ku rusët po përtypin qytete të tëra.

"Ju nuk ia dëshironi këtë askujt", thotë Bogdan Netsov, 14 vjeç, i cili jeton me familjen e tij në një apartament me perde të hapura.

Në një ndërtesë tjetër në Saltivka, një shenjë, në formë tabele, e zhvarrosur, në shkallë, paralajmëron pushtuesit e mundshëm se "nëse hyni, do të vriteni".

Kjo është ajo të cilën Viktor Shevchenko ende e quan shtëpi, edhe pse i duhet drita e celularit për të parë në errësirën e saj në orët e ditës.

"Ky jam unë që flas për të gjithë botën", thotë ai, i parruar dhe i forcuar nga çaji. “Ne do ta largojmë Rusinë. Sepse ne jemi patriotë dhe jetojmë në tokën tonë”.

Enët qëndrojnë të copëtuara në kuzhinën e tij të shkatërruar. Një simbol fetar nga besimi i tij ortodoks është djegur. Një orë në mur, si lagjja rreth tij, ka pushuar së punuari.

Shevchenko zgjatet për të kapur orën dhe e rrotullon atë.

"Ajo punon", thotë ai, me një prekje krenarie. "Ajo punon”.

Me këmbë të paqëndrueshme ai kthehet në heshtjen e Saltivkës, me orën që troket në duart e tij.

Përktheu: Forca Jashari