David Baker, Demis Hassabis dhe John M.Jumper u laureuan me Çmimin Nobel për Kimi të mërkurën. Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave tha se ky çmim iu nda shkencëtarëve për studimin e strukturës së proteinës.
David Baker, biokimist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është i njohur në modelimin e proteinave dhe për zhvillimin e metodave për parashikimin e strukturës së tyre. Ai është drejtues i Institutit për Biologjinë e Strukturës dhe ka kontribuar në avancimin e teknikave të dizajnit së proteinave.
Demis Hassabis është një nga themeluesit e DeepMind, kompani e njohur për zhvillim të inteligjencës artificiale në fushën e studimit të proteinave, ndërsa edhe John M. Jumper ka kontribuar në strukturën e proteinave.
Ai qëndron prapa platformës AlphaFord, që revolucionalizoi fushën e biologjisë duke ndihmuar në hulumtime shkencore. Studimet e të treve janë ndërlidhur me inteligjencën artificiale që në ditët e sotme është shumë aktuale.
Proteinat janë lëndë organike që luajnë rol të rëndësishëm në strukturën, funksionimin dhe rregullimin e qelizave në organizmat e gjallë.
Ato janë të rëndësishme në rritjen dhe riparimin e indeve si dhe në mbrojtjen e organizmave nga infeksionet.