Botë

Jemi të përgatitur për t’iu kundërpërgjigjur agresionit iranian, thotë Izraeli

Daniel Hagari

Daniel Hagari

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, adm. Daniel Hagari, ka thënë në një videodeklaratë të lëshuar të shtunën se Izraeli është i përgatitur të përgjigjet ndaj çfarëdo sulmi iranian.

Hagari ka thënë se "Irani do të mbajë pasojat nëse zgjedh të përshkallëzojë situatën më tej".

“Izraeli është në gatishmëri të lartë. Ne kemi rritur gatishmërinë tonë për të mbrojtur Izraelin nga agresioni i mëtejshëm iranian. Ne jemi gjithashtu të përgatitur të përgjigjemi”, ka deklaruar Hagari.

Izraeli është duke u përgatitur për një sulm të mundshëm iranian pasi një sulmi ajror vrau disa zyrtarë të lartë iranianë në kryeqytetin sirian të Damaskut, javën e kaluar.

Irani ka fajësuar Izraelin për sulmin ajror dhe është zotuar për hakmarrje.

Irani ka një sërë grupesh përfaqësuese në Liban, Irak, Siri dhe Jemen që janë të gjitha të afta për të goditur Izraelin.

Irani posedon gjithashtu raketa me rreze të gjatë që mund të arrijnë në Izrael.

Udhëheqësit izraelitë kanë kërcënuar se do të godasin drejtpërdrejt Iranin nëse ai sulmon, dhe presidenti i SHBA Joe Biden ka deklaruar se angazhimi i SHBA për sigurinë e Izraelit është i hekurt.

LEXO EDHE: