Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Japonia lëshon alarm për përmbytje pranë Tokios

Ilustrim

Ilustrim

Foto: Associated Press

Japonia po përgatitet për reshje rekord shiu të shkaktuara nga një tajfun i fuqishëm, i cili pritet të kalojë pranë Tokios, në bregun lindor të vendit.

Autoritetet kanë lëshuar një alarm të rrallë urgjence për evakuim, nga frika se stuhia mund të shkaktojë rrëshqitje dheu dhe përmbytje.

Rreth 300 fluturime janë anuluar dhe disa shërbime hekurudhore janë pezulluar.

Pjesa më e rëndë e stuhisë pritet të godasë në orët në vijim, raporton BBC.

"Dujuan", stuhia e 25-të e vitit në Japoni, shoqërohet me erëra të qëndrueshme prej 130 km/h dhe goditje ere që arrijnë deri në 194 km/h. Ajo mund të sjellë deri në 350 mm reshje shiu në rajonin Tokai.

Kjo stuhi është më e fundmja në një seri stuhish në Paqësor, të cilat janë intensifikuar nga fenomeni "super El Nino" i këtij viti, i ciloi ka ngrohur oqeanin dhe ka nxitur formimin e stuhive.

Tajfuni po i afrohet Tokios, Japonia urdhëron evakuimin e mbi 1,6 milionë njerëzve

4 o. më parë / 21 sht 2026 13:16
Tajfuni

Photo: Associated Press

Japonia po përgatitet për reshje rekord shiu të sjellë nga një tajfun që po i afrohet Tokios.

Më shumë se 1.6 milionë njerëz në pesë prefektura janë urdhëruar të evakuohen.

Në prefekturën Kanagaëa, zjarrfikësit dyshojnë se një grua ka mbetur e varrosur pasi një rrëshqitje dheu ka shembur një shtëpi, ndërsa një burrë në Chiba është dërguar në spital pasi ka mbetur i bllokuar në një vend ku ka pasur rrëshqitje dheu. 

Janë anuluar rreth 300 fluturime dhe janë pezulluar disa shërbime hekurudhore.

Tajfuni "Dujuan" shoqërohet me erëra të tjera prej 130 km/h dhe goditjet e tyre që deri në 194 km/h. Ai mund të sjellë deri në 350 mm reshje shiu në rajonin Tokai.

Kjo stuhi është më e fundmja në një valë stuhish në Paqësor, të intensifikuar nga fenomeni "super El Nino" i këtij viti, i cili ka ngrohur oqeanin dhe ka nxitur formimin e stuhive.