Protestuesit izraelitë i kanë bllokuar autostradat që çojnë në Jerusalem, Haifa dhe Tel Aviv në fillim të demonstratave mbarëkombëtare kundër rishikimit gjyqësor të planifikuar të qeverisë që e ka përçarë vendin.
Demonstratat erdhën mëngjesin pasi koalicioni parlamentar i kryeministrit Benjamin Netanyahu dha miratimin fillestar për një projektligj për t’i kufizuar kompetencat mbikëqyrëse të Gjykatës së Lartë, duke ecur përpara me ndryshimet e propozuara të diskutueshme në gjyqësor, pavarësisht kundërshtimit të gjerë, shkruan AP.
Legjislacioni është një nga disa projektligje të propozuara nga aleatët ultranacionalistë dhe ultra-ortodoksë të Netanyahut me ç ‘rast ka shkaktuar protesta të vazhdueshme me muaj të tërë me kundërshtarët që thonë se projektligji po e shtyn vendin drejt sundimit autoritar. Aktivistët kundër ndryshimeve bënë thirrje për demonstrata masive mbarëkombëtare gjatë gjithë ditës, duke përfshirë protesta në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Izraelit që të mund ta pengojnë udhëtimin.