Ushtria izraelite ka urdhëruar banorët e rreth 30 fshatrave kufitare në Libanin jugor që të evakuoheshin të martën në mesditë, duke u thënë atyre të drejtoheshin në veri të lumit Awali, disa kilometra nga kufiri.
Lumi Awali është pak në veri të Sidonit, dhe më larg asaj që tani konsiderohet teatri i luftimeve në Liban. Është e paqartë pse Izraeli u kërkoi banorëve të disa qyteteve në jug, dhe jo atyre fqinje, të evakuoheshin, as nuk është e qartë pse i urdhëroi ata të evakuoheshin aq larg në veri, raporton The Guardian.
Përveç 30 fshatrave të emërtuar nga zëdhënësi ushtarak izraelit, shumë fshatrave në jug të lumit Awali, duke përfshirë Sidonin dhe qytetin jugor të Tirit, nuk iu kërkua të evakuoheshin.
"IDF nuk dëshiron t'ju dëmtojë dhe për sigurinë tuaj ju duhet të evakuoni menjëherë shtëpitë tuaja”, ka thënë zëdhënësi ushtarak izraelit, Avichay Adraee në një postim në X, duke shtuar se Izraeli do t'u tregonte banorëve se kur mund të kthehen në shtëpi.
Njoftimi i mesditës erdhi pasi izraelitët u thanë banorëve të mos lëviznin drejt jugut përtej lumit Litani, disa kilometra larg nga vija blu, e përcaktuar nga OKB-ja, që ndan Libanin dhe Izraelin.
Për gati një vit, izraelitët kanë kërkuar që Hezbollahu të hiqet nga zona në jug të Litanit pasi luftëtarët e përdorën atë si një terren për sulmet me raketa në veri të Izraelit. Hezbollahu deri më tani e ka kundërshtuar kërkesën e tij.