Botë

Izraeli thotë se po përpiqet ta shmangë luftën me Libanin

Izrael-Liban

Izraeli dëshiron ta luftojë Hezbollahun deri në fund, por jo ta tërheqë Lindjen e Mesme në luftë të shkallës së plotë, kanë thënë dy zyrtarë izraelitë të hënën, ndërsa Libani po përgatitet për hakmarrje pas sulmit të së shtunës me raketë që vrau 12 fëmijë dhe adoleshentë në Rrafshnaltat e Golanit të pushtuara nga Izraeli.

Dy zyrtarë të tjerë izraelitë kanë deklaruar se Izraeli është duke u përgatitur për disa ditë luftime, pas sulmit me raketë në fushën e sportit në fshatin Druze, raporton “Reuters”.

“Vlerësimi është se përgjigja nuk do të çojë në një luftë të gjithanshme”, ka deklaruar një burim diplomatik. “Nuk është në interesat tona”.

Izraeli dhe SHBA-ja kanë fajësuat Hezbollahun e Libanit për sulmin. Hezbollahu i ka mohuar këto pretendime.

Pas incidentit janë shtuar shqetësimet se shkëmbimet e zjarri në zonën kufitare mes Izraelit dhe Hezbollahut mund të përshkallëzohen në një luftë edhe më shkatërruese.

Gazeta izraelite, “Yedioth Ahronoth”, ka cituar zyrtarë të paidentifikuar duke thënë se përgjigjja do të jetë “e limituar, por e rëndësishme”.

Në raport thuhet se opsionet për hakmarrje mund të përfshijnë sulme në infrastrukturë, si ura, termocentrale dhe porte, e deri te depot e armëve ose shënjestrimi i komandantëve të lartë të Hezbollahut.

Ky konflikt ka detyruar dhjetëra mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre në të dyja anët e vijë së frontit.