Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë njoftuar se tre muaj më parë, kanë vrarë tre udhëheqës të lartë të Hamasit në Gaza.\
Midis tyre është Rawhi Mushtaha, i identifikuar nga IDF-ja si kreu i qeverisë së Hamasit, së bashku me Sameh al-Siraj dhe Sami Oudeh, të cilët ishin përgjegjës për sigurinë në Hamas, raporton BBC.
IDF-ja thotë se ata ishin fshehur në një kompleks nëntokësor në veri të Gazës dhe u vranë nga sulmet ajrore.
Izraeli thotë se Hamasi nuk i njoftoi vdekjet "për të parandaluar humbjen e moralit dhe funksionimin e operativëve të tij terrorist".
Irani ka sulmuar të martën me raketa Izraelin, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah javën e kaluar në Liban, dhe të disa udhëheqësve të Hamasit javë më parë në Gaza.