Izraeli thotë se ka vrarë 20 udhëheqës të tjerë të Hezbollahut të rangjeve të ndryshme kur vranë Hassan Nasrallahun në selinë e grupit të premten.
Në mesin e të vrarëve të tjerë është edhe Ali Karaki, udhëheqës i frontit jugor të Hezbollahut, raporton BBC.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit thonë se kanë vrarë gjithashtu Ibrahim Hussein Jazinin, kreun e njësisë së sigurisë së Nasrallah, dhe Samir Tawfiq Dib, të cilin IDF-ja e përshkruan si "të besuarin dhe këshilltarin prej kohësh të Nasrallahut”.