Botë

Izraeli sulmon edhe veriun e Libanit, raportohet për 18 të vdekur

Sulmet izraelite

Ilustrim

Foto: Associated Press

Të paktën 18 persona janë vrarë si pasojë e një sulmi që Izraeli ka kryer për herë të parë në veri të Libanit, ka bërë të ditur Kryqi i Kuq libanez.

Sulmi raportohet të ketë ndodhur në një apartament banimi në qytetin Aitou, në rajonin Zgharta të Libanit verior, raporton BBC.

Kjo është hera e parë që Izraeli ka vënë në shënjestër rajonin me shumicë të krishterë në një vit luftimesh që nga sulmet e Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar.

LEXO EDHE: