Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe tre të tjerë të lënduar si pasojë e një sulmi izraelit në një lagje në kryeqytetin e Sirisë, Damask, ka raportuar media shtetërore.
Ndërtesa tre-katëshe në kryeqytetin e Sirisë që ishte cak i forcave izraelite, është në të njëjtën lagje të cilën Izraeli e kishte targetuar më 30 shtator, në një sulm që la të vdekur tre civilë, raporton BBC.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se ka regjistruar 93 sulme izraelite në territorin sirian që nga fillimi i vitit 2024.