Botë

Izraeli sulmohet me dhjetëra raketa të lëshuara nga Libani

Izrael

Foto: Associated Press

Një numër raketash janë lëshuar në veri të Izraelit nga Libani gjatë natës të së shtunës, sipas ushtrisë izraelite, pasi Hezbollahu synonte objekte industriale dhe ushtarake.

Forcat Izraelite të Mbrojtjes kanë bërë të ditur se shumica e 105 raketave janë shkatërruar, megjithëse disa shtëpi u goditën. Sirenat e sulmit ajror ranë gjatë gjithë natës, sipas IDF-së, raporton BBC.

Hezbollahu ka thënë se kishte gjuajtur dhjetëra raketa drejt objektivave në Izraelin verior si hakmarrje për sulmet e javës së kaluar me pejxherë dhe radiolidhje.

Izraeli ka vazhduar gjithashtu të sulmojë objektivat në Liban pas sulmit ajror të së premtes në Bejrut, për të cilin IDF-ja tha se vrau disa komandantë të lartë të Hezbollahut, përfshirë Ibrahim Akil i cili po kërkohej nga SHBA-ja për një sulm në Ambasadën amerikane në Liban, në vitin 1983. 

Të shtunën, dhjetëra avionë luftarakë filluan të godasin Libanin jugor pas zbulimit se Hezbollahu është duke u përgatitur për të qëlluar drejt territorit izraelit, ka bërë të ditur zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), adm Daniel Hagari.

Në fillim të kësaj jave, 39 njerëz u vranë dhe mijëra u plagosën pasi pejxherët dhe radiolidhjet e përdorura nga Hezbollah, milicia dhe grupi politik i mbështetur nga Irani, shpërthyen dy ditë në të gjithë Libanin dhe Sirinë.

Të enjten, udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah fajësoi Izraelin për sulmet, duke thënë se ai kishte kaluar "të gjitha vijat e kuqe" dhe u zotua për ndëshkim.
Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë.

LEXO EDHE: