Botë

Izraeli pretendon se ka vrarë një zyrtar të lartë të Hamasit

Lufta në Gaza

Foto: Associated Press

Forca e Mbrojtjes e Izraelit (IDF) ka thënë se zyrtar i lartë i Hamasit, Samer Abu Daqqa, u vra muajin e kaluar në një sulm ajror izraelit, raporton “BBC”. 

Ushtria izraelite tha se Abu Daqqa, ishte kreu i njësitit ajror të Hamasit dhe ishte figurë kryesore prapa paraglajdistëve dhe dronëve që ishin përdorur në sulmet e 7 tetorit të vitit të kaluar. 

E kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka folur lidhur me akuzat për sulmet izraelite ndaj paqeruajtësve të OKB-së (Unifil) në Liban. Ai ka thënë se është “totalisht false” të thuhet se Izraeli me qëllim ka sulmuar paqeruajtësit. 

Ai ka shtuar se Izraeli vazhdimisht ka kërkuar nga Unifil që të largohet nga zona e luftimeve përkohësisht. Të premten, trupat izraelite thanë se ishin përgjegjës për një incident ku u plagosën dy ushtarë nga Shri Lanka. Në total raportohet se pesë paqeruajtës janë lënduar në Liban në ditët e fundit. 

“Hezbollahu përdor infrastrukturën e Unifil dhe pozicione si mburojë ndërsa sulmon qytetet dhe komunitetet izraelite. Ne ndiejmë keqardhje për çdo dëm shkaktuar personelit të Unifilit dhe IDF po bën maksimumin që të parandalohen incidente të tilla”, ka thënë Netanyahu.