Botë

Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e Hezbollahut në sulmin e Bejrutit

Bejrut

Izraeli ka thënë  se ka vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut pasi kreu sulm ajror të martën në një periferi jugore të kryeqytetit libanez, Bejrut, shkruan BBC.

Ushtria izraelite thotë se Fuad Shukr ishte objektivi i “eliminimit të bazuar në inteligjencë”.

Hezbollahu ende nuk e ka konfirmuar vdekjen e tij, por thotë se Shukhr ishte në ndërtesë në kohën e sulmit.

Zyrtarët izraelitë thonë se ai ishte përgjegjës për sulmin me raketa në lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli të shtunën, ku u vranë 12 njerëz, kryesisht fëmijë. Hezbollahu ka mohuar çdo përfshirje në atë sulm.

Në një deklaratë të mërkurën, Hezbollahu ka thënë se rrënojat ende po hiqen nga vendi ku pati sulm në Daniyeh – bastion i grupit të armatosur.

Sipas Hezbollahut, një numër njerëzish mbetën të vrarë në sulm.

Kryeministri i Libanit, Najib Mikati, dënoi “agresionin e hapur izraelit”.

Shërbimet izraelite kanë thënë se e ka lajmëruar SHBA-në për sulmin.