Botë

Izraeli pretendon se ka sulmuar disa objektiva të Hamasit në Gaza

Sulme, izrael - hamas

Foto: Associated Press

Ushtria izraelite ka bërë të ditur të enjten se ka sulmuar ato që beson se janë objektiva të Hamasit në Rripin e Gazës, raporton “Associated Press”.

Ushtria tha se vrau një zyrtar të lartë të Hamasit. 

Izraeli ka tërhequr më shumë trupa nga Gaza në fillim të këtij muaji pas përfundimit të ofensivës së tij në qytetin jugor të Khan Younisit.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu është zotuar ta pushtojë qytetin jugor të Rafahut, ku mbi gjysma e popullsisë së Gazës ka kërkuar strehim 

Numri i përgjithshëm i njerëzve të vrarë si pasojë e luftës Izrael-Hamas është afro 34 mijë.
Ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë mbi 13 mijë militantë të Hamasit, por nuk ka ofruar prova. 

Lufta shpërtheu kur Hamasi nisi një sulm të gjerë në jug të Izraelit më 7 tetor. Militantët palestinezë vranë rreth 1.200 njerëz atë ditë dhe morën peng rreth 250 të tjerë. Rreth 80% e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës janë dëbuar nga shtëpitë e tyre si shkak i ofensivës së Izraelit.