Ushtria izraelite të shtunën ka njoftuar se Hezbollahu libanez kreu sulme në zonën e Golanit dhe se kanë vrarë të paktën dhjetë fëmijë.
Sipas informacioneve nga mediat izraelite, Hezbollahu ka vënë në shënjestër fshatin Majdal Shams dhe njëra prej raketave ka goditur fushën e futbollit.
Raketat goditën gjithashtu pjesë të tjera të qytetit dhe të paktën 30 persona u plagosën.
“Nuk ka dyshim, Hezbollahu i ka kaluar të gjitha vijat e kuqe. Ne po përballemi me një luftë gjithëpërfshirëse. Nuk kam dyshim, ata do të paguajnë për këtë”, ka thënë ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz.
Megjithatë, Hezbollahu ka mohuar përfshirjen.
Ushtria izraelite ka këmbëngulur se Hezbollahu qëndron pas sulmit.
“Hezbollahu qëndron pas lëshimit të kësaj rakete që goditi fushën e futbollit dhe shkaktoi viktima civile, përfshirë fëmijë”, thuhet në reagim.
Fshati që u bombardua është gjithashtu shtëpia e shumë banorëve që e identifikojnë veten si Druze. Ata banojnë kryesisht në zonat e Libanit, Sirisë, Izraelit dhe Palestinës.
Lideri shpirtëror i komunitetit izraelit druze komentoi e përshkroi sulmin si brutal.
“Është e pamundur të imagjinohen dhe të përshkruhen imazhet e tmerrshme të fëmijëve dhe pjesëve të trupit të tyre të shpërndara në fushë. Të gjitha kufijtë e mundshëm janë tejkaluar në këtë rast”, ka thënë udhëheqësi i Druzëve në Izrael, Muafak Tarif.
Izraeli sulmohet me raketa, nëntë të vdekur
(19:27) - Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur pas sulmit që goditi një fushë futbolli në Golanin e pushtuar nga Izraeli, raportojnë mediat izraelite të shtunën.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë thënë se një raketë ra në zonën Majdal Shams.
Shumica e viktimave besohet të jenë fëmijë dhe adoleshentë.
IDF-ja fajësoi Hezbollahun për sulmin, por Mohamad Afif, kreu i zyrës së mediave të Hezbollahut, mohoi “ndonjë lidhje me incidentin e Majdal Shams” në Izraelin verior.
“Të gjitha akuzat [për përfshirjen e grupit] janë të rreme”, ka thënë ai.
Ushtria izraelite dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarr ndërkufitar që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas në tetor. Ka frikë për përshkallëzim të përplasjeve në Lindjen e Mesme.
Majdal Shams është një nga katër fshatrat në Golan ku jetojnë rreth 25 mijë druze (njerëz që i përmbahen besimit Druz, një fe abrahamike, monoteiste, sinkretike dhe etnike parimet kryesore të së cilës pohojnë unitetin e Zotit, rimishërimin dhe përjetësinë e shpirtit).
Atyre iu ofrua shtetësia izraelite kur Golani u aneksua nga Siria në vitin 1981, por refuzuan. Ata mund të studiojnë dhe të punojnë në Izrael, por jo të votojnë.
VIDEO:
Footage purportedly shows the moment the Hezbollah rocket struck a soccer field in the northern Druze town of Majdal shams, causing numerous casualties. pic.twitter.com/awfFomVEJ2
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) July 27, 2024