Botë

Izraeli mbyll hapësirën ajrore pas raketave iraniane

Sulmet

Autoriteti i aeroportit të Izraelit ka bërë të ditur se hapësira ajrore e vendit është mbyllur dhe fluturimet në hyrje po devijohen drejt aeroporteve jashtë vendit.

Mbyllja e hapësirës ajrore të martën pasoi një njoftim ushtarak izraelit se Irani kishte lëshuar raketa në vend, raporton AP.

Ai paralajmëroi izraelitët të strehoheshin pasi u dëgjuan sirenat e sulmit ajror dhe shpërthimet mund të dëgjoheshin në Tel Aviv dhe afër Jerusalemit.

Irani ka thënë se lëshoi dhjetëra raketa balistike ndaj Izraelit si hakmarrje për vrasjen e udhëheqësve të Hezbollahut dhe Hamasit.

Lexo përditësimet tjera
Izrael

Lëshohen sirenat e sulmit ajror në Izraelin qendror

Sirenat e sulmit ajror janë dëgjuar në të gjithë Izraelin qendror, duke paralajmëruar për një sulm...