Një grup monitorues i luftës ka bërë të ditur herët të hënën se sulmet izraelite kanë shënjestruar objektet ushtarake në rajonin bregdetar të Sirisë Tartus.
Grupi i ka quajtur ato "sulmet më të rënda" në zonë në më shumë se një dekadë, raporton The Guardian.
"Aeroplanët luftarakë izraelitë filluan sulmet duke synuar një seri vendesh, duke përfshirë njësitë e mbrojtjes ajrore dhe depot e raketave tokë-tokë”, ka thënë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Forcat izraelite të Mbrojtes janë duke kryer vazhdimisht sulme në Siri, që nga rënia e regjimit të Bashar al-Assadit atje, një javë më parë.