Avionët izraelitë po kryejnë sulme të mëdha ajrore kundër objektivave Houthi në Jemen, duke vrarë të paktën nëntë persona në qytetin port të Hodeidah.
Sipas mediave izraelite, dhjetëra avionë luftarakë së bashku me avionë të inteligjencës morën pjesë në sulme të cilat erdhën si pasojë e rritjes kohëve të fundit të sulmet të Houthi kundër Izraelit, raporton The Guardian.
Sulmet u nisën pas një lëshimi rakete gjatë natës të së mërkurës nga Jemeni drejt Izraelit.
Forcat Houthi filluan të gjuanin rregullisht raketa me rreze të gjatë veprimi në Izrael një vit më parë, duke thënë se e po e bëjnë këtë në solidaritet me palestinezët e vrarë nga sulmet izraelite në Gaza.