Botë

Izraeli ka thënë se afro 180 raketa janë lansuar nga Irani

Raketa

Ushtria e Izraelit ka njoftuar se afro 180 raketa janë lansuar nga Irani në drejtim të Izraelit të martën, raporton “BBC”. 

Një ekspert izraelit i sigurisë ka thënë se shumica e raketave u shkatërruan nga Forcat Ajrore Izraelite në bashkëpunim me Komandën Qendrore të Forcave Ajrore të SHBA-së.

Disa goditje janë regjistruar dhe dëmi ende po vlerësohet. 

Është thënë më herët se raketat ishin balistike. Por, nuk dihet saktësisht se cilat raketa u përdorën. 
“BBC” ka publikuar një hartë dhe arsenalin e raketave të Iranit dhe distancën që mund të përshkojnë. 

Raketa më e fuqishme është Shahab 3 që mund të përshkojë distancë 2000 kilometra. Raketa Qiam-1 mund të arrijë rreth 750 kilometra e Zolfaghar mund të arrijë 700 km.  Shahab 2 arrin 500 kilometra e Fateh-110 300 deri 500 kilometra. Shahab 1 arrin rreth 300 kilometra.  

Lexo përditësimet tjera
sulmi i Iranit ndaj Izraelit

Irani sulmon Izraelin me rreth 200 raketa balistike

Irani ka njoftuar se ka hedhur dhjetëra raketa drejt Izraelit të martën, një shenjë e përshkallëzimit...