Botë

Izraeli i kërkon Rusisë t’i mbrojë hebrenjtë nga turma që sulmoi aeroportin

Izraeli i ka kërkuar Rusisë të mbrojë “të gjithë qytetarët e saj dhe të gjithë hebrenjtë” pasi një turme e madhe që bërtiste parulla antisemitike sulmoi aeroportin e Dagesstanit.

Videot në mediat sociale treguan një turmë të zemëruar që vraponte nëpër aeroportin në Makhachkalas duke kërkuar njerëz që mbërrinin me një fluturim nga Tel Avivi.

Disa nga turma vrapuan në pistë dhe rrethuan aeroplanët atje.

Agjencia ruse e aviacionit Rosaviatsia tha se forcat e sigurisë më vonë e vendosën situatën nën kontroll.

Autoritetet mbyllën aeroportin dhe ai do të qëndrojë i mbyllur deri të martën, thotë Rosaviatsia.

Gjashtëdhjetë pjesëmarrës të dyshuar të turmës janë arrestuar, thonë agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar ministrinë e brendshme lokale.

Pamjet treguan qindra njerëz që sulmuan terminalin e aeroportit, me disa duke valëvitur flamujt palestinezë.

Shumë në turmë bërtisnin parulla antisemite, ndërsa të tjerët brohoritnin “Allahu Akbar”- Zoti është më i madhi.

Videoja e postuar në mediat sociale tregoi një turmë të tërbuar nëpër terminal, duke pyetur stafin se ku ishin “hebrenjtë”.

Një pasagjer, i cili tha se ishte në fluturimin nga Tel Avivi, tha për mediat lokale se ai u ndalua nga turma. Ai tha se u la i lirë pasi rebelët i thanë: “Ne nuk po prekim johebrenjtë sot”.

Një kanal lokal Telegram inkurajoi njerëzit të mblidheshin në aeroport në kohën e mbërritjes së fluturimit dhe inkurajoi pjesëmarrësit të kërkonin për çdo person hebre atje.

Mediat lokale raportuan se disa demonstrues po ndalonin vetura jashtë aeroportit të Makhachkala duke kërkuar të shihnin dokumente.

Njëzet persona u plagosën, duke përfshirë disa oficerë policie, tha ministria e shëndetësisë. Disa kanë lëndime të rënda dhe dy janë në gjendje kritike.

Dagestani është një republikë ruse kryesisht myslimane në Kaukazin e Veriut, shtëpia e rreth 3.1 milionë njerëzve në skajin perëndimor të Detit Kaspik.