Botë

Izraeli godet infrastrukturën dhe bazat ushtarake në Siri

Siri-Izrael

Kufiri Siri - Izrael

Foto: Associated Press

Izraeli të premten ka kryer sulme ajrore në bazat ajrore ushtarake dhe zonat infrastrukturore në qytet siriane të Damaskut, Hamas dhe Homsit, ka njoftuar ushtria izraelite, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Sipas Ministrisë së Jashtme së Sirisë, sulmi shkatërroi pothuajse plotësisht aeroportin ushtarak të qytetit Hamas dhe ka lënë shumë të lënduar nga stafi ushtarak dhe civil. 

Edhe të enjten, ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë disa militantë të armatosur gjatë një operacioni në rajonin e Tasilit në Sirinë jugore. Trupat izraelite u sulmuan gjatë misionit dhe u përgjigjën me sulme tokësore dhe ajrore. 

Izraeli dhe Siria janë përballur me rritje të dhunës përgjatë kufirit pasi udhëheqja e re islamike ka marrë pushtetin në Siri pas rënies së presidentit Bashar al Assad nga pushteti. 

Izraeli ka njoftuar se nuk do të lejojë prezencë të militantëve islamikë në Sirinë jugore dhe ka dërguar trupat e saj në zonën e kufirit me Sirinë. Udhëheqësit e Sirisë kanë njoftuar se nuk e kanë për qëllim që të hapin një front kundër Izraelit.