Botë

Izraeli e mohon se Nasrallahu kishte pranuar armëpushimin para se të vritej

Hassan Nasrallah

Foto: Associated Press

Ambasadorja izraelite në Mbretërinë e Bashkuar, Tzipi Hotovely, ka mohuar pohimin e Libanit se lideri i ndjerë i Hezbollahut, Hassan Nasrallah ka pranuar një marrëveshje armëpushimi përpara vrasjes së tij.

“Hassan Nasrallah nuk ka rënë dakord për ndonjë armëpushim, është thjesht qesharake”, ka thënë Tzipi, duke folur për Sky Neës të Mbretërisë së Bashkuar të dielën.

“Le të mos flasim për qëllimet e mira të një organizate terroriste. Ata kanë zero qëllime të mira”, ka shtuar ajo.

Ministri i Jashtëm i Libanit, Abdallah Bou Habib i ka thënë më parë CNN-ut se Nasrallah kishte rënë dakord për një armëpushim 21-ditor të mbështetur nga SHBA-ja, vetëm disa ditë para se të vritej nga Izraeli, deklaratë kjo e përsëritur edhe nga Rami Mortada, ambasadori i Libanit në Mbretërinë e Bashkuar.

Mortada ka deklaruar se plani i armëpushimit është "një tekst që është ende i detyrueshëm" për Libanin. 

Ai ka shtuar se perspektivat për një armëpushim u prishën nga vrasja e Nasrallahut.

LEXO EDHE: