Plani i Izraelit për t'iu përgjigjur sulmit të Iranit të 1 tetorit është gati, ka thënë për CNN një burim i njohur me çështjen, por pa dhënë informacione të mëtejshme.
Sipas një burimi, zyrtarët izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, kanë siguruar SHBA-në se një kundërsulm ndaj Iranit do të kufizohej në objektiva ushtarake dhe jo në objekte të naftës ose bërthamore.
Irani lëshoi dhjetëra raketa drejt Izraelit si hakmarrje për vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh dhe të tjerëve.
Netanyahu u zotua atë ditë se Irani do të "paguante" për sulmin.
Në një bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron, Netanyahu ka thënë se është kundër një "armëpushimi të njëanshëm" në luftën e tij me Hezbollahun në Liban.