Ushtria e Izraelit ka dërguar më tepër trupa në operacionin tokësor në jug të Libanit, raporton “BBC”.
Të martën, Izraeli kishte njoftuar për ofensivën tokësore në Liban dhe tha se është e kufizuar.
Por, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan se “trupa shtesë po i bashkohen operacionit të limituar” me synim caqet e Hezbollahut në jug të Libanit.
Më herët të mërkurën, Hezbollah ka bërë të ditur se ka neutralizuar një sulm tokësor izraelit në një fshat kufitar në jug të Libanit të mërkurën. Por, Izraeli nuk ka komentuar këtë.
Hezbollahu tha se forcat janë përballur me një patrullë izraelite dhe “janë përplasur, i kanë shkaktuar humbje dhe i kanë detyruar të tërhiqen”.
Po ashtu Hezbollahu tha se ka kryer një seri të sulmeve kundër Izraelit në mëngjes, përfshirë një me raketa në një bazë ushtarake izraelite.
Hezbollah tha se tri sulme kanë ndodhur rreth orës 7:20 me kohë lokale. Tha se një raketë ka goditur trupat izraelite të mbledhura në vendbanimet e Shutlas dhe Maskaf Amit. Tha se sulmi ishte i saktë.
Irani të martën mbrëma sulmoi Izraelin me rreth 200 raketa balistike.