Një ish-shef i inteligjencës ushtarake të Izraelit i ka thënë BBC-së se ai pret që Izraeli të godasë zonat bërthamore iraniane në një prej sulmeve kundër Iranit.
“Jo vetëm që pres këtë, por pres edhe që komuniteti ndërkombëtar të na mbështesë”, ka thënë Yossi Kuperwasser.
“Shikoni sa i dobët është Irani pa armë bërthamore”, ka shtuar Kuperwasser, i cili ishte kreu i inteligjencës së Forcave të Mbrojtjes.
Megjithatë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu raportohet se e ka siguruar presidentin amerikan se Izraeli do të shënjestrojë vetëm infrastrukturën ushtarake iraniane në përgjigje të sulmit me raketa të Iranit.
Sipas Kuperwasserit, Izraeli do të sulmojë disa herë dhe nuk do ndalet me një sulm. Ka theksuar se “duhet të sigurohemi se amerikanët e dinë se kemi marrë parasysh shqetësimet e tyre për luftën e shkallës së gjerë”. Ka shtuar se zonat bërthamore do të jenë cak në raundet e tjera të sulmeve, në mos në atë të parin.