Britania duhet të riarmatoset dhe të krijojë rezervistë përmes një forme shërbimi kombëtar për t’u mbrojtur kundër Rusisë, ka thënë ish-shefi i inteligjencës ushtarake britanike.
Alex Younger ka thënë se njerëzit në Britani duhet ta kuptojnë se kërcënimi nga Rusia – dhe afrimi i saj me SHBA-në – është real, raportoi "The Independent".
“Putini dhe Trumpi bashkë e kanë bërë më të mirën e tyre për ta na bindur se rregullat kanë ndryshuar”, ka thënë ai.
Younger ka theksuar se Britania ka mbetur prapa vendeve evropiane në aftësitë dhe gatishmëritë e saj për t’u mbrojtur.
“Mendoj se ne jemi më rehat duke e menduar ushtrinë sikur ekipin anglez të futbollit: ata shkojnë dhe bëjnë gjënë e tyre atje diku dhe ne e shohim në televizor – dhe kjo nuk mund të ndodhë më”.