Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka deklaruar se Këshilli Kombëtar për Mbrojtje dhe Siguri i Ukrainës (NSDC) ka vendosur sanksione ndaj tij.
Presidenti Volodymyr Zelensky e ka deklaruar më herët këtë, në një dekret zyrtar që do të publikohet me 13 shkurt, pa e përmendur Poroshenkon me emër.
Poroshenko nuk specifikoi çfarë kufizime do t’i vendoseshin, por sanksionet mund të vendoseshin duke u bazuar në dyshimet për “tradhti të lartë”, sipas Forbes Ukraine, e cila ka cituar dy burime, sipas “Kyiv Independent”.
“Këshilli Kombëtar për Mbrojtje dhe Siguri i Ukrainës sapo ka marrë një vendim jo kushtetues, i motivuar politikisht për të vendosur sanksione kundër meje, Petro Poroshenko, lideri i opozitës dhe presidenti i pestë (i Ukrainës)”, ka deklaruar Poroshenko.
Ai ka shtuar se “sot, Zelensky i ka dhënë një goditje unitetit të brendshëm që ekipi ynë ka qenë duke iu përmbajtur rreptësishtë që nga shkurti i 2022-tës dhe që është arma jonë kryesore në luftën kundër agresorit, e gjithë përgjegjësia për pasojat negative do të bien mbi të”.
Në adresimin e tij të mbrëmjes, Zelenksy ka deklaruar se ai ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Mbrojtjes dhe se vendimi i tij do të publikohet ditën tjetër.
“Ne jemi duke mbrojtur vendin tonë dhe rikthyer drejtësinë. Të gjithë ata që kanë shkatërruar sigurinë kombëtare të Ukrainës dhe ndihmuan Rusinë duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka deklaruar Zelenksy pa specifikuar se kush do të penalizohej dhe çfarë do të thotë ajo.
Që kur Zelenksy mori detyrën, mbi 20 çështje penale janë ngritur kundër Poroshenkos. Ai ishte akuzuar për tradhti, asetet e tij në 19 kompani ishin konfiskuar, dhe kompanitë me lidhje me të u dënuan me miliona dollarë nga Komitetit Kundër-monopolit në Ukrainë, sipas Forbes Ukraine.
Pas fillimit të pushtimit, hetimet penale ndaj ish-presidentit ishin pezulluar.