Ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan, është dënuar me 10 vjet burgim me akuzën se ka nxjerr në publik sekrete shtetërore.
BBC-ja ka raportuar se Khan, që ra nga pushteti në vitin 2022, gjendet në vuajtje të dënimit prej tre vjetësh pasi u dënua për korrupsion. Ai i ka quajtur të motivuara politikisht akuzat e tij.
Dënimi, sipas aktit të sekreteve, vjen një javë para zgjedhjeve të përgjithshme në të cilat atij i ndalohet të kandidojë.