Botë

Ish-këshilltari i Trumpit bën “përshëndetje naziste”

Steve Bannon

Lideri francez i të djathtës ekstreme, Jordan Bardella ka anuluar fjalimin e tij në Konferencën për Veprim Politik Konservator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi Steve Bannon, ish-këshilltari i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, shihet duke bërë atë që ngjan në “përshëndetje naziste” në fund të fjalimit të tij natën e kaluar, ka raportuar “The Guardian”.

Bardella ka deklaruar se ai e ka anuluar fjalimin në përgjigje të “gjestit që aludohet me ideologjinë naziste” nga Bannoni.

Ky zhvillim erdhi një muaj pasi një gjest i njëjtë kontrovers u bë nga shefi ekzekutiv i "Teslas" dhe këshilltari kryesor i Trumpit, Elon Musk.