Botë

Irani shton 1,000 “dronë strategjikë” në flotën ushtarake

Iran

Foto: Associated Press

Ushtria e Iranit ka bërë të ditur të hënën se ka shtuar 1,000 “dronë strategjikë” në flotën e saj.

Lëvizja vjen mes tensioneve me SHBA-në dhe Izraelin, raporton AP.

Videot e transmetuara në televizionin shtetëror treguan dronë të ndryshëm në një vend të panjohur, teksa ministri iranian i Mbrojtjes, gjeneral Aziz Nasirzadeh dhe komandanti i Përgjithshëm i ushtrisë iraniane, gjeneral Abdul Rahim Mousavi, i shikonin ata nga afër.

Zhvillimi vjen mes shqetësimeve në rritje për një sulm të mundshëm kundër vendeve bërthamore të Iranit.

Ditët e fundit Irani kreu stërvitje të mbrojtjes ajrore pranë Natanz dhe Fordo, objektet e tij kryesore bërthamore.