Botë

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor me SHBA-në

Central bërthamor në Iran

Central bërthamor në Iran

Foto: Associated Press

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e ka refuzuar idenë e negociatave me SHBA-në për programin bërthamor, ndërsa Teherani ka konfirmuar se ka pranuar një letër nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Javën e kaluar, Trump pati thënë se në letër propozoheshin bisedime mbi marrëveshjen që do ta parandalonte Iranin të siguronte armë bërthamore dhe të shmangte veprime ushtarake të mundshme.

“Kur e dimë se ata nuk do ta respektojnë atë, cili është qëllimi i negocimit?” ka pyetur Khamenei duke iu referuar vendimit të Trumpit për ta braktisur marrëveshjen bërthamore të 2015-s me Iranin, gjatë mandatit të parë.

Ai ka paralajmëruar se Irani do të përgjigjej në rast të sulmeve mbi objektet e tij bërthamore, raportoi BBC.