Botë

Irani po përgatit sulm raketor ndaj Izraelit, thonë zyrtarë amerikanë

Izrael - Liban

Foto: Associated Press

SHBA-ja ka indikacione se Irani po përgatitet të nisë një sulm raketor në Izrael.

Agjencitë e lajmeve raportojnë duke cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë se ka indikacione se kjo mund të ndodhë shumë shpejt.

Zyrtari amerikan i ka thënë AFP-së se një sulm ndaj Izraelit do të kishte "pasoja të rënda për Iranin".

Izraeli ka nisur të hënën një ofensivë tokësore në Libanin jugor, teksa të martën ka urdhëruar evakuimin e banorëve nga 30 fshatra libaneze.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Daniel Hagari ka deklaruar se deri tani Izraeli nuk ka identifikuar ndonjë kërcënim ajror nga Irani.

Hagari ka shtuar se IDF-ja është në gjendje të lartë gatishmërie dhe se një sulm iranian ndaj Izraelit do të kishte pasoja.