Botë

Irani mohon akuzat se bëri komplote për vrasjen e Trumpit

Sulmi ndaj ish-presidentit, Donald Trump

Sulmi ndaj ish-presidentit, Donald Trump

Foto: Associated Press

Irani ka mohuar akuzat mbi komplotin për ta vrarë ish-presidentin amerikan, Donald Trump. Në lidhje me atentatin ishte përmendur kur Irani pati kërcënuar se do hakmerrej për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani më 2020 nga një dron amerikan.

Agjencia iraniane e lajmeve “IRNA” e citoi zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanaani, të ketë thënë se Irani “fuqishëm mohon çdo përfshirje në sulmin e fundit ndaj Trumpit ose pretendimet për qëllimet e Iranit për veprime të tilla”.

“Republika Islamike e Iranit është e vendosur të kërkojë veprime ligjore kundër Trumpit për rolin e tij direkt në vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani”, ka thënë ai.

Një kërcënim për jetën e Trumpit kishte nxitur ngritjen e sigurisë disa ditë para plagosjes së tij në vesh, por kërcënimi nuk lidhej me atentatin, kanë thënë dy zyrtarë amerikanë.