Botë

Irani liron gazetaren italiane Cecilia Sala

Cecilia Sala

Foto: Getty Images

Një gazetare italiane e arrestuar nga Irani muajin e kaluar është liruar dhe është nisur për Romë, ka deklaruar Qeveria Italiane, raporton BBC.

Cecilia 29-vjeçar ishte arrestuar më 19 dhjetor, tri ditë pasi një inxhinier iranian ishte arrestuar nga autoritetet italiane në Milano nën dyshime për furnizimin me teknologji të dronëve që rezultoi në vdekjen e ushtarëve amerikanë. 

Raportet thanë se ajo ishte mbajtur në një qeli të izoluar në burgun famëkeq Evin.

Është e paqartë se çfarë shkaktoi lirimin e saj, gjithsesi lajmi u dha nga zyrtarët e kryeministres italiane Giorgia Meloni që cituan ‘’punë intensive përmes kanaleve diplomatike dhe të inteligjencës’’. 

Në qëndrimin italian, Meloni, falënderoi ‘’të gjithë ata që kontribuuan për mundësimin e kthimit të Cecilias’’. Ajo i kishte thënë personalisht prindërve të Salas për lirimin e saj.