Botë

Irani konfirmon se në sulmet në Bejrut u vra një komandant i lartë i IRGC-së

Trupat e Gardes Revolucionare Islamike te Iranit

Foto: EPA

Irani ka konfirmuar se në sulmet izraelite të së premtes në Bejrut është vrarë komandanti i lartë i Gradës Revolucionare Islamike (IRGC), Abbas Nilforoushan, raporton “BBC”. 

Në një komunikatë Grada Revolucionare tha se zëvendëskomandanti i operacioneve të saja, Nilforoushan, u vra në sulmet në Liban më 27 shtator.  IRGC-ja ka thënë se “dënon sulmet e regjimit sionist” në Liban. 

IRGC ka premtuar në të kaluarën disa herë të hakmerret për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran në fund të korrikut. 

Nilfouroushan ishte emëruar si zëvendës i operacioneve të IRGC-së në vitin 2019, duke e zëvendësuar Ali Zahedin. 

Në sulmet izraelite të së premtes në Liban u vra edhe lideri i Hezbollakhut, Hassan Nasrallah.