Botë

Irani e mohon përfshirjen në një komplot për vrasjen e Trumpit

Donald Trump

Irani e ka mohuar se është i përfshirë në një komplot të dyshuar për vrasjen e Donald Trumpit, për çka është akuzuar së fundmi.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë zbuloi të premten një komplot iranian për të vrarë Trumpin, duke akuzuar një burrë për të cilin tha se ishte i ngarkuar nga një zyrtar qeveritar para zgjedhjeve të kësaj jave, për planifikimin e vrasjes së presidentit të zgjedhur republikan, raporton AP.

Hetuesve u është thënë për planin për të vrarë Trumpin nga Farhad Shakeri, një person i cili kaloi kohë në burgjet amerikane për grabitje dhe për të cilin autoritetet thonë se mban një rrjet bashkëpunëtorësh kriminalë të regjistruar nga Teherani për vëzhgime dhe komplote vrasjesh.

“Ne kemi hedhur poshtë haptazi çdo përfshirje në çështje të tilla dhe i konsiderojmë akuzat plotësisht të pabaza”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei në një konferencë për media.

Baghaei ka shtuar se akuza ishte një tjetër "minë" e vendosur në marrëdhëniet tashmë komplekse midis Iranit dhe SHBA-së.

LEXO EDHE: