Botë

Irani do t’i dërgojë Sirisë raketa e dronë, Assadi zotohet se do t’i shtypë rebelët

Rebelet siriane

Foto: Associated Press

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, është zotuar se do t’i “shtypë” rebelët, duke iu referuar atyre si terroristë ndërsa qeveria e tij i përgjigjet ofensivës më të madhe të parë në vend në disa vjet.

Në një bisedë me homologun iranian, Masoud Pezeshkian, Assadi fajësoi SHBA-në dhe shtetet perëndimore për ofensivën pasi tha se ato po përpiqeshin të “rikrijojnë hartën” e rajonit.

Pezeshkian ka theksuar se Irani “qëndro fuqishëm me qeverinë siriane”. Edhe Rusia është deklaruar duke thënë se situata në Alepo është “sulm kundër sovranitetit të Sirisë”.

Një zyrtar i lartë iranian i ka thënë Reutersit se Irani po synon të dërgojë raketa dhe dronë në Siri. Ai ka thënë se mbështetje me inteligjencë dhe imazhe satelitore po i ofrohen qeverisë siriane nga Irani.