Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani akuzon SHBA-në se shënjestroi një cisternë pranë ishullit Kharg

Kharg

Foto: Associated Press

Irani të shtunën ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kanë sulmuar një cisternë iraniane nafte pranë ishullit Kharg në Gjirin Persik, transmeton agjencia "AP". 

SHBA-ja nuk ka komentuar menjëherë lidhur me këtë çështje. 

Por, transmetuesi shtetëror i Iranit ka njoftuar se katër raketa amerikane kanë goditur një cisternë rreth 10 kilometra larg ishullit Kharg. U tha se ekuipazhi po evakuohej dhe se nuk ka viktima. 

Në raport nuk janë ofruar prova e po ashtu as komente nga zyrtarët iranianë. 

Ishulli Kharg është terminali kryesor i Iranit për eksportin e naftës dhe një qendër strategjikisht e rëndësishme për dërgesat e naftës së papërpunuar të vendit. Ai është shënjestruar vazhdimisht gjatë konfliktit SHBA - Iran, përfshirë sulmet amerikane ndaj objekteve ushtarake atje në mars.